Ballina Kosovë Municioni në mullirin e vjetër në Banjskë – Krejt çfarë gjeti KFOR-i...

Municioni në mullirin e vjetër në Banjskë – Krejt çfarë gjeti KFOR-i amerikan në veri

18
0

Qetësia kaploi fshatin Bansjkë të Zveçanit të shtunën. Por kështu njëjtë nuk ishte në thellësi të fshatit, gjegjësisht te Reka e Banjskës të premten.

Pikërisht këtu, te mulliri i vjetër u gjet municion nga KFOR-i amerikan.

Pasi morën sinjalin nga trupat e aleancës, për tek mulliri i braktisur u nisën njësitet e policisë së Kosovës.

Policia  e Kosovës tregoi llojet e armatimit që u gjetën në këtë lokacion.

“Njësitë policore menjëherë kane reaguar ne lidhje me këtë rast ku me pas kane konfiskuar mjetet e dyshimte si ne vijim: Uniforma ushtarake, 3 gjoksore për mbajtje te armatimit, 1 pale pantallona, 3 jakne, 1 maice, 3 granata dore, 3 karikator te zbrazet te armës se gjate, 2 shok bomba, 1 bombe ndriçuese, 28 fishekë te armës se gjate”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E këtu të shtunën u panë njësi të shumta policore. Madje gjatë ditës është bërë edhe kontrollimi i terrenit me qenë.

E këtë rrugë e përdorën pjesëtarët e grupit terrorist ku u  vra rreshteri, Afrim Bunjaku më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.