Notingham Foresti ka marrë një fitore të madhe kundër Manchester City.
Kjo skuadër arriti që të fitojë në shifrat 1-0 ndaj qytetarëve me një gol të shënuar në minutat e fundit me anë të Hudson Odoi.
Në minutën e 83 të takimit. Odoi nxori në pah të gjitha cilësitë e tij duke mbyllur i vetëm ndeshjen.
Kjo ishte fitorja e parë e Notingham ndaj Manchester City që nga viti 1997.
Me këtë fitore, ata lënë mbrapa ekipin e Pep Guardiolës me katër pikë, duke qëndruar stoik në vendin e 3 në Premier League. Nga ana tjetër, Manchester City ka zhgënjyer tërësisht edhe në këtë takim.