Ballina Politika “Qeveria propagandoi masat për subvencionimin e fermerëve”, Sula: Fermerët nuk i mbështesin,...

“Qeveria propagandoi masat për subvencionimin e fermerëve”, Sula: Fermerët nuk i mbështesin, por edhe i penalizojnë

21
0

Deputeti demokrat Dashnor Sula në një postim në faqen e tij zyrtare tha se masat për subvencionimin e fermerëve janë propagandë e qeverisë.

Sipas tij, qeveria jo vetëm që nuk i mbështesin, por edhe i penalizon fermerët.

Postimi i plotë i Sulës:

Qeveria doli pak ditë më parë dhe propagandoi gjoja masat për subvencionimin e fermerëve.

Në fshatin Vashaj, Bashkia Peqin, prodhimet kanë 15 ditë që kanë dalë në treg ndërkohë që dorën e shtetit nuk e ndiejn fare.

Qeveria vendos si kusht për fermerët që të përfitojmë subvencione duhet të kenë të pakten 1 hektarë sera. Ky kusht është bërë i qëllimtë për te mos ndihmuar fermerët. Në Shqipëri me gishtat e dorës numërohen ata që i bëjnë këto sipërfaqe e të përfitojnë.

Jo vetëm që si mbështesin por edhe i penalizojnë. Shpesh herë bashkëfshatrët e mi serat i kanë ngjitur me shtëpinë. Për të mos shpenzuar pompen e vaditjes e lidhin me energjinë e shtëpisë. Këta që e kapin kriminelin me qerre, vijnë edhe u bëjnë presion fermereve të vegjël dhe i detyrojnë të bëjnë kontrata të reja ia shtojnë edhe më shumë kostot.

Kjo ndodh me këtë qeveri që i urren ata që punojnë. I detyron që të braktisin vendin e tyre.

Sot në treg, kastraveci që prodhohet në Shqipëri kushton 140 lek per kg, ndërsa ai i importit 200 lekë per kg. Por fermerët thonë se nuk ka mjaftueshëm prodhim vendi që të mbuloj nevojën.

Po të mos ishin larguar shqiptarët dhe po të kenë më shumë mbështetje atëherë edhe çmimet do të ishin më ekonomike për të gjithë.

Ndaj më 11 Maj, vota juaj duhet të shkoj për Partinë Demokratike. PD me Dr.Sali Berishën do mbështes prodhimin vendas dhe produktet “Made in Albania” do jenë moto jonë.