Ballina Sport Skiatorja shqiptare Lara Colturi shkëlqen në Suedi, siguron podiumin e tretë të...

Skiatorja shqiptare Lara Colturi shkëlqen në Suedi, siguron podiumin e tretë të sezonit

27
0

Skiatorja Lara Colturi ka realizuar një super performancë në garën e Gjigandit të zhvilluar në Are, Suedi, duke u renditur në vendin e tretë. Ky është podiumi i saj i tretë këtë sezon, duke e konfirmuar si një nga emrat më të spikatur të këtij viti.

Gara u fitua nga Federica Brignone, ndërsa vendi i dytë u sigurua nga Alice Robinson e Zelandës së Re.

Ky rezultat vjen në etapën e fundit përpara finaleve të mëdha që do të mbahen në Sun Valley, SHBA, mes 20 dhe 28 marsit. Nesër (9 mars), Colturi do të garojë në disiplinën e Slalomit, ku pritet një tjetër paraqitje e fortë.