Ballina Politika “Tre petale nga trëndafili socialist”/ Rama në “Flasim”: Politika është diçka që...

“Tre petale nga trëndafili socialist”/ Rama në “Flasim”: Politika është diçka që ia vlen, përtej masakrës që i bëhet

22
0

Në podcastin “Flasim” mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama kishte ftuar tre të rinj që mbajtën fjalime në Asamblenë e PS dhe Kuvendin Rinor.

Helena Kaçe, Elidon Maliqi dhe Anastasia Zaimi, u bënë shënjestër e komenteve për shkak të fjalimeve të mbajtura përpara socialistëve.

Duke u ndalur tek reagimet të cilat në shumicën e tyre ishin negative dhe prekën deri edhe në familjet e të rinjve, Rama u shpreh se pavarësisht se politika shihet shpesh si diçka të cilës të rinjtë duhet t’i qendrojnë larg pasi i bën pis, ajo është arsyeja e shumë gjërave të mira që i kanë ndodhur popujve.

“Politika është diçka që ia vlen përtej masakrës që i bëhet. Kjo është e vërteta, njerëzit pa tru, pa edukatë, pa kulturë, pa informacion nga njëra anë, nga ana tjetër njerëz të ditur, informuar bashkohen në një pikë ku gjejnë njëri tjetrin në fjalën që politika është diçka e pistë nuk ia vlen, harrojnë që në fakt pa politikën shoqëria gjendet në një situatë barbarie, sepse politika vërtetë ka fuqinë të bëjë keq, politika vërtetë ka bërë gjëra të tmerrshme, ka pjellë nazizmin, fashizmin, komunizmin, por politika ka bërë edhe mrekullia, BE-në, SHBA-ë, ka bërë të mundur të përparojnë të drejtat e njeriut, grave. Pa politikën këto nuk do të ndodhnin”, tha ai.