Ballina Aktualitet Zbardhet lista me 57 emra për Këshillin Drejtues të RTSH-së

Zbardhet lista me 57 emra për Këshillin Drejtues të RTSH-së

59
0

Zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së pas mbylljes së afatit të aplikimeve dhe dorëzimit të kërkesave, që ishte 7 marsi.

Në total do të jenë 57 emra që do të garojnë për 11 vendet në Këshillin Drejtues, pasi Parlamenti shkarkoi me propozim të Komisionit të Medias këshillin e parë si pasojë e shkeljeve të gjetura në procedurat për garën e drejtorit të përgjithshëm.

Kandidatët do t’i nënshtrohen seancave dëgjimore në Komisionin e Medias nga dita e hënë.

Në listë spikasin emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias.

Mes tyre aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula apo edhe regjisorët Besnik Bisha, Robert Budina, aktorët Agim Bajko, Arben Derhemi, kompozitori Edmond Zhulali, si dhe Ylljet Alliçka e të tjerë, të cilët do jenë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik.

Kandidatët për anëtarë të KDRTSH

1. Agim Bajko

2. Alfons Zenelaj

3. Alket Braho

4. Anrila Spahija (Anna Kove)

5. Arben Muça

6. Arben Derhemi

7. Arben Lami

8. Arian Syknej (Sukniqi)

9. Arjan Çuliqi

10. Artan Reçi

11. Artan Maku

12. Artur Zonja

13. Bardhyl Sejdarasi

14. Besnik Bisha

15. Belioza Çoku

16. Blerti Delija

17. Drita Avdyli

18. Durim Neziri

19. Edmond Zhulali

20. Elton Kadisi

21. Erion Prendi

22. Erjona Kakeli

23. Ermal Mulosmani

24. Enio Civici

25. Floriana Paskali

26. Gaspër Marku

27. Genc Tomço

28. Harilla Koçi

29. Henri Muça

30. Hysni Gurra

31. Irena Myzeqari

32. Jonid Jorgji

33. Kastriot Çaushi

34. Kristo Thoma

35. Kristaq Pilo

36. Kleart Duraj

37. Klaudio Pulaha

38. Laureta Roshi

39. Merita Fanku

40. Olimpjon Shurdi

41. Olsi Abazi

42. Osman Mula

43. Pano Xhixho

44. Petrit Beci

45. Rafaela Marteta

46. Raimond Cimbi

47. Rajmonda Bulku

48. Rita Gjeka Kacarosi

49. Robert Budina

50. Rozeta Feri

51. Saimir Bakalli

52. Sokol Gjoshi

53. Valbona Lasku

54. Xhelil Aliu

55. Ylljet Aliçka

56. Zamir Kokonozi

57. Zylyftar Bregu