Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca foli në konferencë për shtyp ku analizoi fitoren 1-0 ndaj Leicesterit.
“Ne ishim të detyruar të ndryshonim para ndeshjeve të kombëtares dhe kjo është arsyeja pse ne jemi kaq të lumtur sepse u përshtatëm. Nuk duhet të harrojmë se Leicester ishte 0-0 për 80 minuta kundër Arsenalit. Nuk ishte vërtet e lehtë. Krijuam mjaftueshëm për të fituar 1-0.”
“Ata na befasuan me formacionin, ndoshta skuadrat kanë filluar të na njohin. E njëjta gjë ndodhi në Kopenhagë. Lojtarët kanë qenë kaq të mirë këtë sezon me mënyrën se si po përshtaten. Më vjen shumë keq për Leicesterin dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për ta. Por jam i lumtur për lojtarët e mi”.