Ballina Politika Edi Rama i mban në mister kandidatët, por këto janë emrat e...

Edi Rama i mban në mister kandidatët, por këto janë emrat e mundshëm për zgjedhjet e 11 majit. Lista e Durresit ende me e paqarta

279
0

Ethet brenda partive politike po shtohen teksa deputetët aktualë apo të rinjtë që duan të hyjnë në parlament, do ta mësojnë fatin e tyre për të qenë në listë, të mërkurën në mbrëmje.

Takimet e kryesocialistit Rama këtë të diel “kokë më kokë” me drejtuesit politik të Partisë Socialiste asnjë detaj nuk zbuluan publikisht, duke ja lënë shfaqjen kryesisë së PS e cila do të mblidhet të mërkurën.

Megjithatë, Report TV ka mësuar për çdo qark, emrat potenciale dhe me shanset më të larta për të marrë bekimin e Edi Ramës, edhe pse ende nuk është e qartë se kush do të jetë në listën e mbyllur dhe të sigurt, e kush do të lëshohet në listën e hapur, për të përballuar edhe garën e brendshme më 11 maj.
Ne qarkun Tiranë, ku dalin 37 deputete, pritet të kandidojë vetë Edi Rama, i shoqëruar nga një numër i madh ministrash dhe nga vetë kryetarja e parlamentit. Megjithëkëtë, bie në sy edhe kandidimi i të rinjve, si Helena Kaçe, apo Zerina Brucit, koordinatore për diasporën.

Në qarkun, Fier, Belinda Balluku pritet të kandidojë vetëm një deputete aktuale, Antoneta Dhimën, dhe pjesa tjetër përbëhet nga zëvendësministra dhe drejtorë të saj në Ministri.

Në Korçë, Niko Peleshi parashikohet të bëjë vetëm pak ndryshime, por gjithsesi duke përfshirë edhe ai në listë emra të rinj, të politikës lokale.

Shkodra e drejtuar nga Benet Beci, pritet t’i rezervojë një vend Agron Çelës, i cili braktisi LSI-në, për PS-në. Por kësaj radhe, pritet që ai të kandidojë të bijën. Oferta paraprake e Shkodrës përbëhet nga njerëz lokalë, prefektja apo nënkryetari i Bashkisë.

Në Vlorë, Bledar Çuçi forcon radhët me 2 ministra në listë, si dhe me kujdesin për të pasur përfaqësim të komunitetit greke dhe çam.

Në Lezhë, Ulsi Manja pritet të jetë në listë të mbyllur bashkë me Ermal Pacajn, ndërsa lista e hapur do të përfaqësojë Mirditën, Lezhën e Kurbinin.

Në Elbasan, drejtuesi politik Arbian Mazniku rinovon 2 ose 3 mandate aktuale, si Evis Kushi apo Saimir Hasalla, si dhe pritet për tu parë nëse Taulant Balla do të jetë në Tiranë apo në qarkun e tij të origjinës.

Lista e qarkut Durrës ngelet më e paqarta deri më tani, me pak emra të diskutuar, dhe me pritshmëri të larta për të rikandiduar vetëm Klodiana Spahiun dhe Milva Ekonomin.

Mundësitë e PS në Kukës, rrotullohen vetëm rreth Eduard Shalsit, i cili gjithsesi do të kandidojë edhe 3 emra të tjerë.

Në Dibër, Bledi Klosi pritet të fusë në garë edhe Agron Malajn, kryebashkiakun aktual të Matit.

E njëjta tezë diskutohet edhe për Ervin Demon në Berat, i cili si kryetar bashkie, mban edhe peshën e shefit politik të qarkut.

Edhe në Gjirokastër, Mirela Kumbaro planifikon të kandidojë një kryetar bashkie për të forcuar radhët e parlamentit. Tërmet Peçi është përfshirë në testimet paraprake si kandidat për deputet.

Këto emra në dosjet e krerëve politikë të qarqeve, mund të pësojnë ndryshime prej Edi Ramës, i cili, gjithsesi mund të plotësojë nevoja më të gjera të partisë e po ashtu pritet të ketë as nën mëngë për emra surprizues apo sugjerime që mund t’i vijnë në kanale të tjera, përveç politikës lokale.

Emrat potencial në 12 qarqe:
-Tiranë
Edi Rama
Ogerta Manastirliu
Elisa Spiropali
Ervin Hoxhaj
Adea Pirdeni
Lindita Nikolla
Olta Xhacka
Albana Koçiu
Igli Hasani
Blendi Gonxhe
Erion Braçe
Etilda Gjonaj
Fatmir Xhafaj
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Toni Gogu
Ornaldo Rakipin
Pandeli Majko
Helena Kaçe
Zerina Bruci
-Fier
Belinda Balluku
Ceno Klosi
Kristo Papa
Petrit Malaj
Antoneta Dhima
Hanit Bonati
Arjan Faso
Ami Kozeli
-Korçë
Niko Peleshi
Eslemvera Zake
Ilir Pendavinji
Ilir Topi
Bledi Çomo
Arjan Jaupllari
Besa Spaho
Nertil Jole
Anastasia Zaimit
-Shkodër
Xhejms Çela
Onid Bejleri
Majlinda Angoni
Enertil Canaj
Ndriçim Sterkaj
Anila Gjyrezi
Besmir Lesha
Frrok Gjini
-Vlorë
Bledar Çuçi
Anila Denaj
Pirro Vëngu
Plator Nesturi
Ardit Bido
Vasil Llajo
Vullnet Sinaj
-Lezhë
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Pranvera Skana
Admir Kadeli
Marjeta Nela
-Elbasan
Arbian Mazniku
Evis Kushi
Bora Muzhaqi
Ermira Urupi
Taulant Balla
Saimir Hasalla
Adi Qose
Shkëlqim Bullari
Desantila Tahiraj
Ela Toçka
Gert Durda
-Durrës
Luan Zaza
Etleva Budini
Klodiana Spahiu
Milva Ekonomi
Edmond Stojku
-Kukës
Eduard Shalsi
-Dibër
Bledi Klosi
Agron Malaj
-Berat
Ervin Demo
Juliana Memaj
Klajdi Qama
-Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Tërmet Peçi
Alda Zholi
Pirro Dhima
Edjon Maliqi