Ballina Ekonomia Gripi i shpendëve bën masakër, asgjësohen 69 mijë pula dhe bllokohen 250...

Gripi i shpendëve bën masakër, asgjësohen 69 mijë pula dhe bllokohen 250 mijë kokrra vezë

44
0

Sëmundja e Influencës Aviare, tipi H5N1, apo e quajtur ndryshe gripi i shpendëve, është prezent në vendin tonë dhe ka prekur një stabiliment në Qarkun e Durrësit.

Ministria e Bujqësisë bën me dije se janë masat në mënyrë të menjëhershme, pas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Tiranë për të izoluar rastin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.

Burime nga ky institucion theksojnë se rezultojnë 69 mijë pula të asgjësuara të konstatuara më grip në subjektin “Rea’s” shpk, me vendndodhje në fshati Maliq Muҫo, Njësia Administrative Rashbull, dhe bëhej fjalë kryesisht për shpendë që ishin në fund të ciklit të tyre të prodhimit.

Po ashtu, theksohet se janë 250 mijë kokrra vezë të cilët janë gjetur në datën 3 mars në këtë stabiliment, kur dhe është njoftuar për përhapjen e gripit të shpendëve, të cilat janë bllokuar dhe do të asgjësohen nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ministria e Bujqësisë siguron konsumatorët se asnjë nga këto produkte nuk del në treg dhe së është kontrolluar i gjithë segmenti i tregut për vezët e prodhuara në këto data.

Ndërkohë autoritetet janë në gatishmëri në mënyrë që të kenë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë përhapjen e gripit të shpendëve.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka njoftuar gjithashtu 68-subjektet e mbarështimit të shpendëve, të cilët duhet të marrin masa për biosigurinë në stablimentet e tyre, si dhe ka njoftuar shërbimin veterinar rajonal në rang vendi, për rritjen e vigjilencës dhe monitorimin e situatës

Kjo sëmundje ka shkaktuar dëme masive në Shqipëri në vitin 2022 në një numër të lartë shpendësh oborresh, për prodhim, si dhe atyre të egër./scan