Pas mbledhjes së historive nga të mbijetuarit dhe mbijetuarat e dhunës, Grupi SOS, një nga grupet fituese të Bootcamp-it “Ndryshimi fillon me ty”, do të hapë për publikun instalacionin “Mozaiku i Zërave”.
Ky instalacion do të vendoset në Sheshin Skënderbej nga data 7 deri më 12 mars dhe do të sjellë zërat e atyre që kanë përjetuar dhunë dhe/ose ngacmim seksual.
Përmes dëshmive të ndara në mënyrë anonime, mozaiku krijon një hapësirë për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet, duke e kthyer çdo histori në një thirrje të fuqishme për ndryshim.
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj nisme që synon të thyejë heshtjen dhe të krijojë një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë!