Ballina Sport Manchester United dhe Arsenal mjaftohen me 1 pikë

Manchester United dhe Arsenal mjaftohen me 1 pikë

14
0

Supersfida e javës së 28-të në Premier League mes Manchester United dhe Arsenal e luajtur në “Old Trafford” ka përfunduar në barazim 1-1.

Fatin e pjesës së parë e vendosi Bruno Fernandes, portugezi ekzekutoi në mënyrë mjestërore një goditje dënimi në minutat shtesë duke i dhënë avantazhin “Djajve”.

Goli i barazimit për “Topçinjtë” erdhi në minutën e 73-të, Jurrien Timber jep një assist perfekt për Declan Rice, i cili shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme.

Ndeshja përfundon në barazim 1-1, një rezultat që nuk kënaq asnjë nga të dy ekipet.

Pas këtij barazimi, arsenal gjendet 15 pikë larg Liverpool-it të vendit të parë, gara për titull përfundimisht është e mbyllur.

Ndërkohë që Manchester United renditet në vend të 14-të me 34 pikë, një sezon i gjithi për t’u harruar për “Djajtë e Kuq”.