Ballina Kronika Mbante në banesë 2 armë zjarri pa leje dhe municion luftarak, 53-vjeçari...

Mbante në banesë 2 armë zjarri pa leje dhe municion luftarak, 53-vjeçari bie në prangat e policisë

66
0

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi në banesën e tij mbante pa leje 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës thikë, të cilat iu sekuestruan nga policia.

Në kuadër të operacionit të koduar “Rifle”, u vu në pranga Arben Kraja, i cili akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë,, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Arben Kraja, 53 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë)”, thote policia e Tiranes.

Nderkohe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.