Ballina Sport Partizani pa trajner, zyrtari i “kuq” takohet me Jose Mourinhon në Londër

Partizani pa trajner, zyrtari i “kuq” takohet me Jose Mourinhon në Londër

35
0

Partizani ka pësuar plot 4 humbje radhazi në kampionat, duke bërë që pozitat e tyre në “Final 4” të rrezikohen seriozisht. Të kuqtë vazhdojnë të jenë pa trajner, teksa këtë rol po e bën drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.

Në krahun tjetër, zyrtari i klubit të Partizanit, Olsi Ranxhi ndodhet në Londër për arsye personale.

Në rrugët e kryeqytetit të Anglisë, Ranxhi është takuar me një ikonë të futbollit, trajnerin Jose Mourinho.

Sigurisht që nuk mund të mungonte edhe një foto me “Special One”, i cili momentalisht udhëheq ekipin e Fenerbahcen në Turqi.

Ndërkohë nuk kanë munguar batutat nga miqtë e zyrtarit “të kuq”, të cilët thonë se Mourinho do të jetë trajneri i radhës i Partizanit.

Përsa i përket ekipit të “demave”, këta të fundit do të përballen me Skënderbeun në transfertë këtë të hënë, për të kërkuar rikthimin tek 3 pikët e domosdoshme.