Ballina Sport Real Madridi merr pikë të plota dhe barazohet me Barcelonën që ka...

Real Madridi merr pikë të plota dhe barazohet me Barcelonën që ka një ndeshje më pak

21
0

Real Madridi ka arkëtuar tre pikë të mëdha. Reali e ka mposhtur rivalin e kryeqytetit, Rayo Vallecanon, me rezultat 2:1, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Mbappe në minutën e 30-të e Vinicius Junior në atë të 34-tën realizuan për fitoren e kamponit në fuqi të Spanjës.

Mysafirët ngushtuan humbjen me golin e Diaz në minutën e 45+2. Ivan Balliu u paraqit nga minuta e 70-të për Vallecanon.

Pas javës së 27-të Reali është në vend të dytë me 57 pikë sa ka edhe lideri Barcelona me 57 por kjo e fundit ka një ndeshje më pak. Vallecano zë vendin e 7-të me 36 pikë.