Ballina Bota Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy...

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit

19
0

Më shumë se 1 mijë persona janë vrarë, pas dy ditësh përplasjes me forcave siriane të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Numri i të vdekurve në dy ditët e fundit nga këto përplasje mes forcave siriane të sigurisë dhe të “besueshmëve” të Assadit, ka shkuar në më shumë se 1 mijë, duke e bërë kështu ditën më vdekjeprurëse pas më shumë se një dekade.

Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani të Madhe ka njoftuar se të paktën 750 civilë janë vrarë – kryesisht nga një distancë e afërt, ku 125 pjesëtarë të forcave siriane të sigurisë si dhe 150 militantët të lidhur me grupe të armatosura që kanë lidhje me Assadin, janë vrarë gjithashtu.

Monitoruesit kanë theksuar se energjia elektrike dhe uji i pijshëm është ndërprerë në masë të madhe, rreth brigjeve perëndimore të qytetit të Latakias.

Përplasjet shpërthyen të enjten që shënoi një eskalim të madh dhe një sfidë e madhe për qeverinë e re në Damask – tre muaj pasi arritën të largojnë nga pushteti Assadin.

Ndryshe Assad ishte rrëzuar nga pushteti pasi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) organizoi një ofensivë befasuese në fillim të dhjetorit – duke rrëzuar qeverinë dhe duke i dhënë kështu fund 24 viteve torturë – dhe më shumë se pesë dekada të familjes së Assadit që është në pushtet.