Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes mes Sivasspor dhe Göztepe, e vlefshme për Superligën turke.
Incidenti ndodhi në minutën e 3-të të sfidës, pas një përplasjeje me mbrojtësin Koray Günter.
Pas kontaktit të fortë, Manaj mbeti i shtrirë në fushë duke ndjerë dhimbje dhe u detyrua që ambulanca të futej në fushë për ta marrë.
Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe vendosi ta dërgojë sulmuesin shqiptar në spital për kontrolle të detajuara.
Ende nuk ka një raport zyrtar mbi gjendjen e tij, por pritet që në orët në vijim klubi të japë më shumë informacione mbi seriozitetin e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.