Ballina Politika Takimi me drejtuesit politik të qarqeve, ja çfarë ka diskutuar kryeministri Rama...

Takimi me drejtuesit politik të qarqeve, ja çfarë ka diskutuar kryeministri Rama me ta

35
0

Kryeministri Edi Rama po vijon sot me takimet me drejtuesit e qarqeve në vilën 30 në kryeqytet. Mësohet se takimet po bëhen për të përcaktuar listat me kandidatët për deputetë në çdo qark të vendit për PS-në.

Deri më tani raportohet se Rama është takuar me 4 nga drejtuesit e qarqeve, që janë Blendi Klosi i Dibrës, Mirela Kumbaro e Gjirokastrës, Ulsi Manja i Lezhës dhe Emirjana Sako e Durrësit. Të gjithë këta persona pas takimit janë larguar nga vila, ndërkohë që aktualisht aty ndodhet drejtuesi i qarkut të Shkodrës Benet Beci.