Ballina Bota Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, agjentët e Shërbimit Sekret qëllojnë një...

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, agjentët e Shërbimit Sekret qëllojnë një burrë të armatosur

32
0

Një burrë i armatosur, i cili dyshohet se po udhëtonte nga Indiana, u qëllua nga agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan pas një përballjeje të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas një deklarate të Shërbimit Sekret, ngjarja ndodhi rreth mesnatës, një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar të tjerë. Në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Florida.

Autoritetet lokale kishin njoftuar Shërbimin Sekret për një individ të dyshuar si suicidal (me prirje për vetëvrasje)i cili po udhëtonte nga Indiana. Agjentët gjetën makinën e tij dhe një person që përputhej me përshkrimin. Gjatë ndërhyrjes, burri nxori një armë, duke shkaktuar një konfrontim të armatosur, në të cilin agjentët hapën zjarr ndaj tij.

I plagosuri u dërgua në spital dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Hetimet për këtë incident po zhvillohen nga Departamenti i Policisë Metropolitane, për shkak se përfshiu forca të zbatimit të ligjit.