Një burrë peruan mbijetoi mrekullisht pasi u përplas nga një tren në Lima gjatë orëve të para të së shtunës.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurise kapën incidentin befasues, duke treguar burrin duke fjetur në shina e trenit pikërisht kur një tren që lëvizte ngadalë po afrohej. Në mënyrë të pabesueshme, treni kaloi mbi të, por ai arriti të ngrihej duke caluar.
Një zyrtar lokal i intervistuar nga media lokale tha se 28-vjeçari, dukej se ishte nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
Policia dhe një ambulancë u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe burri u dërgua në një spital aty pranë për vlerësim. Sipas raportimeve të mediave, ai pësoi vetem gërvishtje dhe demtim ne disa gishta te dorës së majtë.