Ballina Aktualitet Veliaj kallëzohet në SPAK për aferën në rikonstruksionin e godinave të konvikteve,...

Veliaj kallëzohet në SPAK për aferën në rikonstruksionin e godinave të konvikteve, zbardhet padia (Dokumenti)

93
0

Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-drejtoreshës së Rezidencës Studentore Universitare nr.1, Anila Shehu.

Kallëzimi lidhet me investimet në godinat e Qytetit Studenti, në veçanti me rikonstruksionin e godinës nr. 19, e cila u shemb pas tërmetit të vitit 2019. Në vitin 2021 u zhvillua tenderi për rindërtimin e saj, dhe u shpall kompania fituese, por deri më sot godina nuk është ndërtuar. Në vend të saj, sipas aktivistëve, ndodhen ende rrënojat e objektit të vjetër.

Padia e depozituar në SPAK ngre dyshime për shpërdorim detyre dhe abuzim me fondet publike, duke kërkuar hetim të plotë mbi mungesën e punimeve dhe përdorimin e buxhetit të ndarë për këtë projekt. Aktivistët Kujtimi dhe Bregu kanë theksuar se ky rast është një tjetër shembull i keqmenaxhimit të fondeve publike dhe nevojës për transparencë në projektet e rindërtimit.

Ndërkohë SPAK pritet të shqyrtojë kallëzimin dhe të nisë hetimet për këtë çështje.