Ballina Aktualitet Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së njohur (Emri)

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së njohur (Emri)

51
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 12 mars lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Vendimi është marrë me shumicë votash nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Sokol Çomon, Albana shtyllën dhe Mimoza Tasin, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kapedanit.

Enkeleda Kapedani u shkarkua nga detyra më 18 maj 2022 për për probleme në kriterin e pasurisë dhe u çmua se me veprimet e saj kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Më 17 janar 2021, në bazë të një marrëveshje, Këshilli i Lartë Gjyqësor e pezulloi Kapedanin nga detyra për 6 muaj, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë të Drejtësisë, pas publikimit në TikTok të disa videove të filmuara prej subjektit në zyrë dhe teksa drejtonte automjetin.

Enkeleda Kapedani përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe pas një periudhe stazhi në Tiranë, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit, ku në vijim ushtroi edhe funksionin e nënkryetares./BIRN