Evi Kokalari thotë se “Primaret” në Partinë Demokratike kanë qenë sa për “sy e faqe”, ndërkohë që ai që vendos është në fund të fundit kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.
Duke theksuar se “luftën” e saj me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij do ta vijojë, Kokalari shton se demokratët duhet të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të mos “heshtin para padrejtësive”.
Reagimi i plotë i Kokalarit:
Mentaliteti i PDse eshte qe keta qe ishin me te votuarit ne primare, kane shanse me te larta per te fituar zgjedhjet, keshtu qe po i sakrifikojne ata ne Maj (qe fare mire mund te jene zgjedhje te manipuluara nga maxhoranca), dhe ne liste te mbyllur do fusim ata qe e pame nuk i voton njeri.
Nese disa nuk u votuan as ne primare, kjo do te thote qe as soji i vet, pra demokrati nuk i do. Pse mendoni qe Shqiptaret do i duan ne parlament?
Nga ana tjeter, ata me te votuarit qe i duan me shume, fare mire do sakrifikohen ne zgjedhje qe serish mendoj nuk do jene te pastra dhe do humbin gjithsesi.
Pra, populli, demokrati dhe votuesi i ndershem digjet dy here ne procesion super ‘demokratik’ te Berishes.
Personalisht luften me Berishen dhe tufen qe mbarte nga prapa do ta vazhdoj, por demokratet serioze ta kuptojne qe kam tre vjet qe bej lufte te mbroj te drejtat e tyre ne ate parti, dhe kam bere nje lufte shume me te forte se ata vete. Ama faktin qe ata jane kaq pasiv ndaj kesaj masakre zgjedhjore dhe padrejtesi qe ju behet, nuk ja fal, dhe as votuesi nuk duhet t’ja u fal, sepse jeni te paafte (me dashje apo jo) te ruani integritetin e votes se atyre qe ju kane vleresuar.