Në Fier, katër persona janë shpallur në kërkim për dhunimin e një gardiani të burgut.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasit A. M., E. N., E. R., dhe M. P., të gjithë banues në Fier, dyshohet se kanë goditur me grushte punonjësin e IEVP Fier, për shkak të detyrës së tij.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe kanë shpallur në kërkim këta shtetas, ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për kapjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier:
-shpallën në kërkim shtetasit A. M., 36 vjeç, E. N., 37 vjeç, E. R., 31 vjeç dhe M. P., 31 vjeç, të katërt banues në Fier, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, një punonjës të IEVP Fier;