Ballina Politika E PLOTË/ Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush...

E PLOTË/ Kryesia e PD miraton emrat e listave të mbyllura. Kush janë kandidatët në 12 qarqet e vendit

57
0

Kryesia e Partisë Demokratike (PD) ka finalizuar sot listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit në të 12 qarqet e vendit.

Në një mbledhje të zhvilluar pasditen e sotme, kryesia e PD ka propozuar emrat që do të përfaqësojnë opozitën në Parlament, duke përfshirë edhe kandidatët nga partitë aleate, si Partia e Lirisë, Partia Republikane, PAA, PBDNJ dhe PDIU.

Përzgjedhja e kandidatëve ka pasur një rëndësi të veçantë, pasi këto lista përbëjnë përfaqësimin e PD në nivel kombëtar dhe janë përgatitur pas konsultimeve të shumta me strukturat lokale dhe aleatët e partisë.

Lista e kandidatëve për 12 qarqet është si vijon:

Qarku Tiranë

    1. Sali Berisha
    2. Edi Paloka
    3. Albana Vokshi
    4. Belind Këlliçi
    5. Flamur Noka
    6. Jozefina Topalli
    7. Besart Xhaferri
    8. Fatmir Mediu
    9. Erisa Xhixho
    10. Klevis Balliu
    11. Mesila Doda
    12. Tedi Blushi

      Qarku Elbasan

      • Tomor Alizoti
      • Edmond Haxhinasto
      • Klodjana Çapja
      • Blendi Himçi
      • Aurel Bylykbashi
  • Qarku Fier

    • Gazment Bardhi
    • Luan Baçi
    • Brunilda Haxhiu (PL)
    • Eduart Sharka
    • Saimir Korreshi
  • Qarku Durrës

    • Oerd Bylykbashi
    • Gent Strazimiri
    • Manjola Luku
    • Artan Luku (PAA)
    • Igli Cara
  • Qarku Shkodër

    • Luçiano Boçi
    • Greta Bardeli
    • Ramadan Likaj
    • Kliti Hoti
  • Qarku Korçë

    • Ivi Kaso
    • Ledina Aliolli
    • Bledjon Nallbati
  • Qarku Vlorë

    • Bujar Leskaj
    • Atird Hoxha
    • Ina Zhupa
    • Vangjel Dule
  • Qarku Berat

    • Eno Bozdo
    • Zija Ismaili
  • Qarku Kukës

    • Flamur Hoxha
  • Qarku Gjirokastër

    • Tritan Shehu
  • Qarku Dibër

    • Xhelal Mziu
    • Denisa Vata
  • Qarku Lezhë

    • Agron Gjekmarkaj
    • Elda Hoti

PD ka shprehur bindjen se këto lista do të sjellin një përfaqësim dinjitoz për qytetarët e Shqipërisë, duke u angazhuar për një fushatë të drejtë dhe të ndershme për të siguruar një fitore të madhe në zgjedhjet e 11 majit.