Një 39-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se 39-vjeçari konsumoi fotoksinë në banesën e tij.
“Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në banesën e tij, në Fushë Krujë, një 39-vjeçar, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë