Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një familje shqiptare në Greqi. Raportohet se një 53-vjeçar shqiptar ka plagosur për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në Selanik. Pas ngjarjes së rëndë shqiptari është hedhur nga ballkoni i banesës.
Mediat greke raportojnë se shqiptari e ka goditur vazhdimisht me thikë në bark gruan e tij. Përshkak të plagëve të marra 44-vjeçarja ka humbur jetën.
Pas krimit shqiptari është hedhur nga ballkoni në katin e dytë të shtëpisë ku ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar në spitalin Papanikolaou ku po merr ndihmë mjekësor.