Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 2”, Fotini Derxho, ka zgjedhur të provojë fatin në politikë, duke kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ajo renditet e para në listën e Partisë Mundësia në Qarkun e Gjirokastrës, por duket se shanset që ajo të futet në Kuvend janë shumë të pakta, për shkak të numrit të vogël të deputetëve që ka ky Qark, ku në zgjedhjet e kaluara rezultati doli 3 mandate për PS dhe 1 për PD-në.
Me origjinë nga Lazarati i Gjirokastrës, Fotini Derxho një pjesë të jetës së saj e ka kaluar në emigrim dhe më pas vendosi t’i hyjë spektaklit të televiziv përmes Big Brother. Ajo mori pjesë dhe fitoi në “Big Brother Albania 9”, dhe më pas do të konkurronte sërish në Big Brother Albania VIP 2.