Ballina Lifestyle Kanë një vajzë së bashku, Gigi Hadid zbulon se si është marrëdhënia...

Kanë një vajzë së bashku, Gigi Hadid zbulon se si është marrëdhënia me Zayn Malik

30
0

Gigi Hadid ka zbuluar më shumë se si ajo dhe ish-i i saj, Zayn Malik, po bashkë-prindërojnë për vajzën e tyre 4-vjeçare, Khai, ndërsa menaxhojnë jetën e tyre publike.

Në një kopertinë të re të Vogue, Hadid shpjegoi se ata i organizojnë paraprakisht oraret e kujdestarisë dhe mbështesin njëri-tjetrin. Ajo theksoi se pavarësisht sfidave të rritjes së një fëmije në qendër të vëmendjes, prioriteti i tyre është Khai, jo opinioni publik.

“Në fund të ditës, ne nuk na intereson t’u japim të gjithëve historinë tonë,” tha Hadid. “Ajo që na intereson është të rrisim vajzën tonë së bashku, me kaq shumë respekt për njëri-tjetrin, dhe jo vetëm si bashkëprindër, por për shkak të asaj që kemi kaluar së bashku”.

Marrëdhënia e Hadid dhe Malik, e cila filloi në vitin 2015, përfundoi në tetor 2021 pas një mosmarrëveshjeje midis Malik dhe nënës së Hadid, Yolanda. Ata mbeten të fokusuar në bashkëprindërimin dhe ruajtjen e respektit të ndërsjellë.

Hadid gjithashtu foli për marrëdhënien e saj aktuale me Bradley Cooper, duke shprehur lumturinë dhe duke theksuar se mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë janë thelbësore në një partneritet. Ajo e lavdëroi Cooper-in që e inkurajoi dhe e ndihmoi të besonte në vetvete.