Ballina Politika Kërkesa në KQZ/ Berishës i ikën një parti nga “Aleanca Madhështore”, emri

Kërkesa në KQZ/ Berishës i ikën një parti nga “Aleanca Madhështore”, emri

28
0

Në ditën e fundit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Sali Berisha i është larguar një parti.

Bëhet fjalë për Aleancën e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovski, që ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni opozitar.

Kryetari i kësaj force politike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr dhe i kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.