Në prag të dorëzimit të listave përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, deputeti socialist Klevis Xhoxhaj ka tërhequr kandidaturën e tij nga gara.
Sipas mediave, Xhoxhaj ishte vendosur si kandidat i PS-së në listën e hapur për Qarkun Elbasan, por ka vendosur të tërhiqet nga konkurrimi për një mandat të ri.
Largimi i tij ka shtuar dinamika të reja në procesin e përmbylljes së listave për këtë qark.