Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tase. Polici Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren Jonada Avadiaj.
Tase kishte apeluar dënimin e gjykatës së shkallës së parë në Vlorë që e kishte dënuar me 18 vite burg. Sot Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Vlorë.