Ballina Politika PS zbardh emrat për Tiranën, gara e fortë për deputetët në listën...

PS zbardh emrat për Tiranën, gara e fortë për deputetët në listën e hapur

150
0

Nga Partia Socialiste, për qarkun e Tiranës, emrat në listën e sigurtë janë: Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali duke qenë dhe drejtuese politike, Ervin Hoxhaj minsitri i Brendshëm, Adea Pirdeni ministre për Antikorrupsionin, Lindita Nikolla ish-kryetare e Kuvendit, Igli Hasani ministër i Jashtëm, Blendi Gonxhe ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, Helena Kaçe dhe Zerina Bruçi të dyja vijnë nga strukturat më të reja të PS.

Për socialistët në listat e hapura, aty ku gara do të jetë më e fortë ku deputetëve do t’u duhet të marrin votën e drejtpërdrejtë, pritet të jenë: Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi dhe Pandeli Majko.

Nga ana tjetër nuk kemi ende një vendimmarrje të kryminstrit Edi Rama, pra është lënë të kuptohet nga vetë ai që nëse do të jetë deputet do të jetë në qarkun e Tiranës, edhe pse ai e ka deklaruar që mendon se mund edhe të mos jetë fare kandidat i PS në këto zgjedhje.