Një autostradë me katër korsi që kalon përmes dhjetëra mijëra hektarëve të pyjeve të mbrojtura të Amazonës po ndërtohet për Samitin e Klimës COP30 në qytetin brazilian Belem.
Qëllimi është të lehtësohet trafiku në qytet, që do të presë më shumë se 50.000 njerëz, përfshirë liderë botërorë, në konferencën që do të mbahet në nëntor, raporton BBC.
Qeveria shtetërore e promovon këtë autostradë si “të qëndrueshme”, por disa vendas dhe mbrojtës të mjedisit janë të zemëruar për ndikimin mjedisor.
Pylli i Amazonës luan një rol jetik në thithjen e karbonit dhe ofrimin e biodiversitetit, dhe shumë thonë se ky shpyllëzim kundërshton vetë qëllimin e një samiti klimatik.
Autostrada kalon përmes një zone të mbrojtur, duke shkaktuar shqetësime për fragmentimin e ekosistemit dhe kufizimin e lëvizjes së kafshëve.
Disa banorë të zonës ankohen se ndërtimi i autostradës do të çojë në shpyllëzime të tjera dhe do të dëmtojë jetesën e tyre.
Kryetari i shtetit dhe ministri i mjedisit e quajnë këtë një samit historik, por ata që jetojnë në Amazonë ndihen të injoruar, përcjellë KosovaPress.
Për të përgatitur qytetin për samitin, janë miratuar projekte infrastrukturore, përfshirë autostradën, që pret të sjellë mundësi zhvillimi, por kritikat për ndikimin mjedisor janë të shumta.