Ballina Kosovë Tahiri: Kurti po pretendon ta dështoj tutje Kosovën duke insistuar që të...

Tahiri: Kurti po pretendon ta dështoj tutje Kosovën duke insistuar që të bëhet sërish Kryeministër

20
0

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka folur për vizitën që bëri dje në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Tahiri në një postim në Facebook ka shkruar se vizita e Rutte e la Kosovën në sanksione dhe se mbeti veç fjalë kërkesa që Serbia të jap llogari për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë.

Ajo thotë se dështimet e qeverisë Kurti po i pëson shteti ynë, ndërsa Kurti po tenton ta dështoj sërish, sipas saj “duke instistuar të bëhet kryeministër”.

“Vizita e Sekretarit të NATO-s e la Kosovën në sanksione, ndersa mbeti veç në fjalë kërkesa qe Serbia duhet të jap llogari për sulmin në Banjskë – dështimet e qeverisë Kurti po i pëson Kosova tutje, nderkaq Kurti po pretendon ta deshtoj tutje Kosoven duke insistuar qe te behet prap kryeminister…cfare mjerimi i nje pushtetari..”, ka shkruar Tahiri në Facebook.