Ballina Kronika Tropojë/ Goditi me mjet prerës një 45- vjeçar, vetëdorëzohet në polici autori

Tropojë/ Goditi me mjet prerës një 45- vjeçar, vetëdorëzohet në polici autori

30
0

Një 18- vjeçar është vetëdorëzuar në polici, pasi ka goditur me mjet prerës një 45- vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40, ku 18- vjeçari me inicialet F. S., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës 45 vjeçarin me inicialet A. M.

Sipas njoftimit të policisë i plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Gjakovës.

‘Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për kapjen e autorit, i cili nga pamundësia për t’u larguar, është vetëdorëzuar’, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.