Ballina Politika U la jashtë liste nga Berisha, Sula nuk tërhiqet: Mund të garoj...

U la jashtë liste nga Berisha, Sula nuk tërhiqet: Mund të garoj me LZHK-në e Shehit

6
0

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka komentuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ai shpjegoi arsyet se pse u dorëhoq nga gara elektorale e 11 majit dhe se tashmë është duke diskutuar në këto orë të fundit për një aleancë me LZHK-në e Dashamir Shehit.

Ai u shpreh se zhbërja e parlamentit nisi në 2009, kur nga PD u larguan me një të rënë të lapsit, Bamir Topi dhe grupi i tij. Sula thotë se ka qenë ndër të paktët që mbeti në grupin e PD, por nuk e pa veten në listat e PD të 11 majit.

“Në 2009 filloi shpërbërja, me një të rënë të lapsit ikën të gjithë pas Bamir Topit, iku dhe Oketa, mbeta vetëm unë. Pastaj erdhën trafikantët, u detyrua parlamenti që të bënte ligj për pastrimin e vetëvetes.

A e dini që unë nuk njihja deputetët në parlament, 4 vjet ata nuk kanë bërë aktivitete politike. Kjo listë ka figura të mira, por ka dhe lista që nuk kanë përfaqësime si duhet”, – tha Sula duke shtuar më tej se ai po sheh aleancë me Dashamir Shehin.