Ballina Aktualitet Caktohen 17 zonat e kanabisit në veri, eksperti: Shqipëria e kriminalizuar, ja...

Caktohen 17 zonat e kanabisit në veri, eksperti: Shqipëria e kriminalizuar, ja kush do pajiset me licencë

23
0

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, për caktimin e 17 zonave kadastrale ku do të lejohet kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore në Veri të vendit, në Gruemirë dhe në Postribë, thotë se para miratimit qytetarët duhet të pyeteshin me referendum.

I ftuar në një emision televizive, ai deklaroi se çdo lloj investimi është pozitiv kur qëllimi kryesor është punësimi dhe prodhimi i të ardhurave për ekonominë kombëtarëve.

Por sipas tij, problem është se Shqipëria është njohur si një nga zonat më të kriminalizuara për kultivimin e kanabisit.

Softa shtoi se problemi shtrohet tek mënyra si e kanë përcaktuar, pasi duket se e kanë përcaktuar se kush do të jenë personat që do të pajisen me licencë.

“Kur u mor si vendim nga Këshilli i Ministrave, pyeteshin qytetarët në postë apo nuk e di në ç’formë dhe sipas Kryeministrit, 61% kanë thënë “po”, për kultivimin e kanabisit për qëllim mjekësor ose industrial.

Unë mendoj se qytetari duhet të pyetet vetëm me referendum. Çdo qeveri duhet t’i drejtohet sovranit që vetëm sovrani të vendosë për problemet madhore që ka kuvend.

Sot u kërkua legalizimi i kanabisit, nesër mund të kërkohet i prostitucionit, por çdo gjë duhet bërë me referendum.

Problem është se Shqipëria është njohur si një nga zonat më të kriminalizuara për kultivimin e kanabisit.

Nëse më parë ishte Lazarati, tani është e gjithë Shqipëria e mbjellë me kanabisit.

Problemi shtrohet tek mënyra si e kanë përcaktuar, pasi duket se e kanë përcaktuar se kush do të jenë personat që do të pajisen me licencë.

Nuk ka një informacion publik se çfarë efekti do të ketë kjo në ekonomi. Kush do të jetë agjencia për kontrollin e kanabisit, si do bëhet monitorimi.

Të paktën teorikisht linja e prodhimit dhe monitorimit të saj do të kontrollohet nga institucionet shtetërore që të mos ketë abuzim.

A do të ketë të punësuar? Kjo kërkon një lloj eksperience, nuk është se nuk kanë eksperiencë shqiptarët që e kultivojnë në mënyrë ilegale.

A do jenë këta apo njerëz me kritere që jo më pak se 5 vjet duhet të kenë punuar në një nga 38 vendet që janë në agjencinë që merret me kanabisin mjekësor.

Komisioni i Licencave do të ketë shtatë anëtarë. Pyetja që shtohet është pse të mos promovojmë kultivimin e duhanit, që e kemi pasur më parë.

Shqipëria ka minerale të rralla, kemi produkte të rralla që mund të orientonim bizneset dhe nxitur prodhimin për të dalë në tregun e huaj.”