Champions League zhvilloi të mërkurën e 12 marsit katër ndeshjet e kthimit për 1/8 e Champions League, teksa pas këtyre përballjeve u mësuan edhe çiftet në fazën çerekfinale.
Në ‘Metropolitano’, derbi mes Atletico Madriddhe Real Madrid u mbyll 1-0 në kohën e rregullt.
Real kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë, ndërsa vlen të përmendet se në minutën e 70-të Vinicius gaboi nga 11 metra duke i hequr mundësinë ekipit të tij të siguronte kalimin në kohën e rregullt.
Megjithë 30 minutat e shtesës nuk u shënua asnjë gol dhe Real Madrid fitoi 2-4 nga penalltitë. Alvarez dhe Llorente gabuan për Atleticon, ndërsa Mbappe, Bellingham, Valverde dhe Rudiger ishin më të saktë për Real Madridin.
Champions League, përballjet çerekfinale:
Arsenal – Real Madrid
PSG – Aston Villa
Barcelona – Dortmund
Bayern Munich – Inter
Shënim: Çerekfinalet e para luhen më 8 prill, ndërsa të kthimit më 15 prill.