Ballina Kosovë Hashim Thaçi lë paraburgimin në Hagë dhe shkon në Kosovë, vizitë në...

Hashim Thaçi lë paraburgimin në Hagë dhe shkon në Kosovë, vizitë në spital babait të sëmurë

24
0

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhen në Kosovë, për të vizituar babain e tij të sëmurë.

Mësohet se Thaçi, i cili ndodhet prej 2020 në paraburgimin e Hagës, ka marrë leje në Gjykatën Speciale për të vizituar të atin në spital.

Ai është parë në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës me forca të shumta policore.

Thaçi, i cili është duke u gjykuar nga kjo gjykatë në një rast të ndarë kundër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuzohet se bashkërendoi “tri grupe të veçanta” së bashku me Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.

“Së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, z. Thaçi u dha zotit Smakaj, zotit Kilaj, zotit Fazliu dhe zotit Kuçi informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së, udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së dhe hollësi se si duhej ta bënin këtë”, thuhet në aktakuzë.

Në aktakuzën e re, Thaçi ngarkohet me tri akuza për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi; katër akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.