Ballina Kulturë Koncert i Ansamblit Popullor për përcjelljen e artit folklorik tek brezi i...

Koncert i Ansamblit Popullor për përcjelljen e artit folklorik tek brezi i ri

27
0

Në kuadër të projektit “Edukim përmes Artit”, Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve ka përcjellë për muaj me radhë vlerat e kulturës dhe traditës shqiptare tek brezi i ri.

Në përmbyllje të këtij programi, artistët e Ansamblit Popullor, së bashku me brezat e rinj të talentuar, do të sjellin nesër (13 mars), në skenën e TKOBAP-së, një mbrëmje kushtuar pasurisë sonë folklorike.

Nga veriu në jug, tradita do të bashkojë në një skenë të vetme: Shkollën Kombëtare të Baletit, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Shkollën “Qemal Stafa”, Shkollën “Ismail Qemali”, Shkollën “Gramoz Palushi”, International Dance Academy Albania, Virtuozët e vegjël, ALBA FOLK, Liceun Artistik “Jordan Misja”, trupën e valles dhe korin e Ansamblit Kombëtar.

Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve premton një mbrëmje të veçantë, ku arti dhe tradita vijnë së bashku për të vijuar brez pas brezi.