Deputetja Monika Kryemadhi në fjalën e saj jashtë Parlamentit ka thënë se vota e saj në zgjedhjet e 11 majit do të shkojë për Ilir Metën.
Po ashtu Kryemadhi u bëri thirrje dhe mbështetësve të saj të votojnë për kreun e PL-së, i cili kandidon si pjesë e listave të hapura në Tiranë.
Sa i përket këtij kandidimi, Kryemadhi e cilësoi si burrërri nga ana e Metës.
“Do votoj për Ilir Metën në listën e hapur si president i Partisë së Lirisë. Kam pasur plan të kandidoj si e pavarur, por duke njohur logjikën e Ilir Metës dhe situatën e PL në shtator jam tërhequr. U bëj thirrje atyre që kanë besuar te unë të shkojnë të votojnë Ilir Metën. Deputetët në listat e mbyllura, nuk provohen, por komandohen nga kryetarët. Për Metën nuk është dashuri shpirtërore, është respekt politik. Inatin e nxjerr në mënyra të tjera. Vendimi për të kandiduar në listë të hapur tregon burrërinë e Ilir Metës”, tha Kryemadhi.