Ballina Lifestyle Një divorc i mundshëm i çiftit Obama? Thashetheme të reja për ndarjen...

Një divorc i mundshëm i çiftit Obama? Thashetheme të reja për ndarjen e Barack dhe Michelle

23
0

Ish-Presidenti Amerikan dhe gruaja e tij duket se po kalojnë një moment të vështirë në martesë

Thashethemet për marrëdhënien mes Barack dhe Michelle Obama nuk po ndalen. Mes spekulimeve dhe thashethemeve të pakonfirmuara (mjafton të mendohet për marrëdhënien e supozuar mes ish-presidentit amerikan dhe Jennifer Aniston ), martesa e çiftit të njohur të politikës amerikane duket sikur është në rrezik. As mesazhet e dashurisë të postuara në rrjetet sociale nga ata vetë nuk kanë mundur të qetësojnë debatet.

Për të shtuar edhe më shumë spekulime në këtë histori, Michelle Obama, ka folur për herë të fundit për martesën e saj me Barack në podcastin IMO, të krijuar së bashku me vëllain e saj, Craig Robinson. Ish-Zonja e Parë ka zbuluar se kurrë nuk ka dashur dhe as mbështetur kandidaturën e bashkëshortit të saj për Shtëpinë e Bardhë. “Të jesh e martuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara është diçka që asnjë prej nesh nuk e kishte parashikuar. E dinim që Barack ishte i zgjuar dhe ambicioz, por je dini…” ka thënë ajo, sipas raporteve të Daily Mail.

Ishte vëllai i saj ai që e bëri Michelle të ndryshonte mendje dhe ta mbështeste: “Më ke bindur ta mbështes në kandidaturën e tij për president. Unë nuk doja të kisha asgjë të përbashkët me këtë.” Por kjo nuk është e gjitha. Duke folur për marrëdhënien me të shoqin, ajo ka rrëfyer se shpesh është inatosur me të për mungesën e përpikmërisë së tij: “Barack duhej të mësonte se çfarë do të thoshte të ishe i përpiktë… e di, kam këtë burrë që kur është koha për të ikur, ngrihet dhe shkon në tualet. Megjithatë, pas tridhjetë vjetësh martesë, ka bërë përmirësime.”

Këto deklarata kanë nxitur më tej spekulime mbi mundësinë e një divorci. Megjithatë, Barack dhe Michelle Obama kanë tentuar të shuajnë thashethemet duke postuar dedikime të dashurisë për njëri-tjetrin në ditën e Shën Valentinit.

“Tridhjetë e dy vite bashkë dhe ende më “merr” frymën. Gëzuar ditën e Shën Valentinit, Michelle Obama”, janë fjalët e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Por dyshimet ende mbeten, pasi çifti nuk është parë bashkë në publik prej disa muajsh.