Ballina Politika Një shikim i shpejtë i listës që PD që humbi në Durrës...

Një shikim i shpejtë i listës që PD që humbi në Durrës në 2013 dhe listës që kërkon të vij në pushtet më 11 maj 2025 nga Durrësi

0
245

Publikimi i listës së PD për Durrësin mbrëmë nuk është përcjellë pa reagime, edhe pse kishte ditë që në fakt diskutohej një gjë e tillë. Gjithsesi duket se habia ka shkuar përtej pritshmërive kur mjafton një sy i vëmendshëm për të parë se ku ndryshon  lista e PD në vitin 2013, kur iku nga pushteti dhe doli në opozitë dhe pesë nga tre emrat e parë janë përsëri , pas 12 vitesh që kërkon të vij në pushtet.

Pesë emrat e parë në listën e vitit 2013 kanë qenë:

1-Eduard Halimi

2-Gent Strazimir

3-Albana Vokshi

4-Igli Cara

5-Oerd Bylykbashi

Lista që në fakt edhe atherë u propogandua me të madhe se fituese, nisur edhe nga këta pesë emra që e kryesonin, rezultoi fatale. Pasi i hapi rrugën ardhjes në pushtet të PS, që po kërkon mandatin e katërt, ndërsa kryeministri aktual, jo vetëm që kërkon po mandatin e katërt, po ka ende objektiva përtej.

Jo më larg se mbrëmë, është depozituar edhe lista që do të synojë rrëzimin e pushtetit të PS dhe që synon që fitorja të nisë nga Durrësi, listë e cila është kjo në atë që quet “lista e sigurtë” dhe I futi edhe në një përplasje vetëm dy muaj para demokratët.

1-Oerd Bylykbashi

2-Gent Strazimiri

3-Manjola Luku

4-Artan Luku (PAA)

5-Igli Cara

E përkthyer në përqindje, lista është në 70 përqind e para 12 vitëve. Tre emrat që ia thyen qafen PD, tani duan ta rikthejnë në pushtet. Surpriza është te dy emrat tjerë. Në fakt e vetmja gjë që ka ndryshuar është zëvendësimi i Albana Vokshit me Manjola Lukun. E para kandidonte në Durrës sepse kishte “djem tezesh” sa herë vinte PD në pushtet, në opozitë ata ishin “kurshërinj të largët”. Të paktën znj Luku ka ruajtur profilin  dhe personalitetin e saj. Emri tjetër është Eduard Halimi, i cili kishte shumë merak ish drejtorin e portit të Durrësit dhe ikën të dy bashkë. Tashmë në vend të Eduard Halimit, ka ardhur kandidati i Agron Dukës, që i është bashkuar opozitës. Shumë interesante. Në 12 vjet, PD në Durrës ka luftuar të sjellë Agron Dukën në gjirin e saj, kur nuk ka lënë poshtërsi pa i thënë, dhe ti kujtojë Albanës se djemtë e tezes kanë 12 vjet që janë bërë “kurshërinj të largët”. Reformë më të thellë 12 vjecare për të marrë pushtetin, sidomos në Durrës nuk mund të kishte. /bulevard news