Vetëm pak orë nga publikimi i listës së deputetëve të PD në qarkun Durrës, por kryesisht në bashkinë Durrës, reagimet janë të ndryshme, madje deri në nota nervozizmi, ndërsa në deklaratat e tyre nuk ka munguar as edhe pakënaqësia për lënien jashtë liste. Të gjitha këto kanë ndodhur pas një procesi që u quajt më demokratiku, madje një proces që do të forconte më shumë besimin në PD, por duket se pasojat e tij janë të rënda. Edhe pse jo të gjithë të pakënaqurit nuk janë shprehur publikisht, përfshirë këtu zotin Xhaferri, i cili edhe para se të zhvilloheshin primaret ka kontestuar këtë proces duke e quajtur jo të gjetur në kohë, në lista dhe jo të duhurin për situatën që po kalon PD, pas tre vitesh përplasje dhe pasi ka pjellë edhe tre parti të tjera, duke mos marrë shumë njerëz ndoshta, por duke i shkëputur emra që kishin respektin në elektorat dhe do ti mungojnë në këta dy muaj zgjedhje. Ajo që është edhe më e cuditëshmja qëndron në faktin se PD është kthyer në një parti që “hanë” ata që e drejtojnë kur është në situatë të vështirë, madje deri në kufijtë e egzistencës. E gjitha kjo kërkon një analizë të gjërë, por fillimisht tregon qartë se PD, ka humbur shumë nga identiteti i saj edhe nëse “qendrestarët” ishin në gojën e cdo të lakuari nga SPAK, tashmë ata janë përcjellë ose janë “përkëdhelur” me kafshatën e radhës. Pesë emra që e drejtuan PD e Durrësit në 12 vitet më të vështira të saj, madje në një kohë kur as guxonte njeri të shkelte te selia, duke mos ndodhur kjo as në 1997, nuk u kandiduan, as në lista, as në primare, as në lista të mbyllura dhe natyrisht as të hapura. Thjeshtë ata mbeten monumente politike herë të komanduar dhe herë të zgjedhur, por që në fund të fundit, ngelën jashtë listimit. Viktima e parë e këtij procesi është bërë Ferdinand Xhaferri, i cili ka drejtuar disa herë degën e Durrësit, i zgjedhur me votë, po edhe i emëruar, praktikë kjo që u fut turpshëm në PD e Durrësit. I dyti në këtë viktimizim është Osman Stafa, i cili edhe kur fitonte e hiqnin për ti emëruar dikë tjetër. I treti në këtë listim është Luan Hoti, i cili mori drejtimin e partisë dy herë në Durrës në momentet më të vështira duke hapur derën për demokratët, por edhe duke garuar me koston e tij në një parti që shkonte rrënimit. Një tjetër emër që drejtoi degën e Durrësit është Dritan Burgija, që kur gjykatat ishin kthyer në barcoletë për vulën, ai gjente mundësinë të mblidhte srukturat e PD. I pesti është Ardian Muka, i cili edhe pse nuk fitoi, bëri garën më të ndershme në PD e Durrësit. Madje garoi për të përfaqësuar një parti që mbushte stadiumin me spektatorë, kur në fakt ndeshja për tu luajtur ishte kalceto. I emëruar së fundmi përsëri si kreu i PD në Durrës, emerimi i tij i ngjau asaj dite kur duhet të luash karnavalet. Asnjë nga këta pesë emra që e drejtuan PD në opozitë për 12 vjet, nuk u listua, nuk u përmend, nuk ju dha asnjë mundësi…si për të thënë se rrugëtimi është i gjatë. Të mos kandidosh disa herë deputetin tënd, të mos kandidosh, jo pak po pesë drejtues partie në opozitë dhe ti sjellësh për përfqësim policë kjo le shumë për të dëshiruar, për të kuptuar nuk ka asnjë vështirësi. /bulevard news