Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara Lindsey Graham që njihet për raportet e tij herë të ftohta herë të ngrohta me Donald Trump, ka reaguar pasi liderët e Polonisë kanë bërë thirrje në drejtim të SHBA-ve që të transferojë armë bërthamore në territorin e saj, duke shtruar pyetjen se pse vendet e Evropës nuk e krijojnë një forcë të vetën bërthamore.
Senatori Graham ka kujtuar se si ish-presidenti amerikan Ronald Regan, për tu përballur me tanket sovjetike kishte prezantuar raketa kryqëzuese bërthamore të lëshuara nga toka si një mjet për të mbrojtur Europën.
‘‘Pyetje për Europën: Pse të mos krijoni një forcë të vetme të mbrojtjes bërthamore duke modernizuar rezervat bërthamore të Britanisë dhe Francës dhe duke vendosur armë bërthamore taktike në mënyrë strategjike në të gjithë Europën? Kjo është ajo që bëri Ronald Reagan në vitet ’80. Në vend që të përpiqej të përballonte tanket sovjetike me të njëjtat armë, Reagan prezantoi raketa kryqëzuese bërthamore të lëshuara nga toka si një mjet për të mbrojtur Europën’’, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka sugjeruar vendet evropiane që të veprojnë si ish-presidenti Regan.
‘‘Do t’u sugjeroja aleatëve tanë evropianë të mendojnë si Reagan kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kontinentit nga Putin dhe ata që e imitojnë. Funksionoi për Reagan, do të funksionojë dhe për Europën’’, ka thënë ai.