Wesley Sneijder ishte i pranishëm të martën në “San Siro” për të komentuar ndeshjen mes Interit dhe Feyenoordit.
Një lojtar që e impresionoi ish-mesfushorin holandez ishte bashkatdhetari i tij, Denzel Dumfries, i cili po bëhet gjithnjë e më shumë lider te zikaltërit, siç e dëshmoi edhe shiriti i kapitenit që mbajti:
“Është vërtet diçka e madhe. Edhe unë jam kurioz, prandaj pyes njerëzit që takoj. Si ai, ashtu edhe Stefan de Vrij kanë një status të caktuar. Për De Vrij ishte diçka e natyrshme, pasi kishte luajtur më parë në Itali dhe njerëzit e njihnin, por Dumfries është zbulim”.
Sneijder shtoi: “Tifozët më thonë: Nuk ka një mbrojtës të djathtë më të mirë se ai në Itali, ndoshta as në Europë.
Dumfries me siguri e ka fituar këtë status këtu. Ka evoluar, është bërë i rëndësishëm për kombëtaren holandeze, gjithashtu edhe për Interin.
Të gjithë ata që e kanë për zemër Interin u gëzuan që qëndroi këtu. Shpresoj që të luajë në Milano për shumë vite”.,m ,m ,m m.