Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur sot në Zyrën Ovale Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ndërsa ka shprehur një qëndrim të ndryshëm nga më parë për aleancën.
Trump ka lavdëruar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për “disa punë vërtet të mira” dhe gjithashtu u ka thënë gazetarëve se NATO “po rritet”.
Si përpara ashtu edhe që nga zgjedhja e tij, Trump ka kritikuar vazhdimisht vendet e NATO-s për mos përmbushjen e objektivit aktual të anëtarëve për të shpenzuar 2% të PBB-së së tyre për mbrojtje.
Ai ka argumentuar se pabarazia është e padrejtë dhe i vë një barrë SHBA-së.