Ky është një nga proceset e përditshme të punës që kryen sektori i mirëmbajtjes pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës. Punonjësit e këtij sektori kanë kryer vendosjen e elektropompës zhytëse me fuqi 7.5 kilowat në njërin nga puset që gjendet në afërsi të fshatit Shkallnur të Durrësit.
Bashkim Kadrimi, përgjegjës i sektorit të mirëmbajtjes pranë SHRUKD thotë se pas djegies së elektropompës së vjetër, por vendoset pompa e re e cila garanton furnizimin e gjithë zonës me ujë, fshatit Shkallnur, kodrës dhe gjithë luginës.
Furnizimi i kësaj zone me ujë realizohet nga dy puse të cilët e dërgojnë ujin fillimisht në depon me kapacitet 250 m3 dhe më pas uji dërgohet në depon tjetër në Kodër me kapacitet 300 m3. Nga aty nis furnizimi i gjithë zonës nga depoja 300 metër kub me rrjedhje të lirë.