Një ish-bos i mafias vdiq sot pasi u qëllua në makinën e tij në mes të një autostrade pranë qytetit francez, Grenoble, thanë sot autoritetet lokale.
“Jean-Pierre Maldera, 71 vjeç, vdiq nga plagët e marra pas nje shkëmbimi zjarri dje në mëngjes”, tha mbrojtja civile dhe zyra e prokurorit rajonal.
“Maldera ishte një nga të ashtuquajturit “kumbarë” të mafias franko-italiane që terrorizoi qytetin juglindor në vitet 1980, së bashku me vëllain e tij Robertin”, sipas një burimi.
“Robert Maldera, i quajtur “Il pazzo” (“I çmenduri”), ishte zhdukur në moshën 55-vjeçare në vitin 2015″, shtoi burimi.
Një prokuror në atë kohë tha se kishte arsye të mira për të besuar se ai ishte vrarë.
Të dy vëllezërit ishin burgosur në vitin 2004, të akuzuar për zhvatje, pastrim parash dhe prokurim të punonjësve të seksit, por më pas u liruan – vitin e ardhshëm – për shkak të një defekti teknik që pezulloi çështjen.
Sipas një burimi tjetër pas hetimit, Jean-Pierre Maldera u qëllua nga një makinë tjetër që më pas u largua.
Videot që qarkulluan në internet tregonin një makinë të bardhë të ndaluar në mes të autostradës, me xhamin e shoferit të saj të thyer.
“Le Dauphine Libere”, një gazetë lokale, raportoi se tre deri në katër persona të armatosur që mbanin armë automatike në një automjet të vjedhur qëlluan drejt tij.
Mbetjet e djegura të automjetit të tyre u gjetën menjëherë më pas në një parking disa kilometra larg.
I ashtuquajturi “Klani Maldera” të cilit i përkisnin Jean-Pierre dhe Robert u shpërbë në vitin 1984.
Në atë kohë, babai i tyre u zbulua se zotëronte rreth një milion franga franceze në bono thesari.