Ballina Aktualitet 17 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kryejnë homazhe pranë...

17 vite nga tragjedia e Gërdecit, familjarët e viktimave kryejnë homazhe pranë memorialit

35
0

17 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, familjarët e viktimave kanë nisur homazhe në memorialin e viktimave për të nderuar ata që humbën jetën në shpërthimin e 15 marsit 2008. Me lot në sy dhe buqeta në duar, ata vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për 26 viktimat e pafajshme dhe rreth 300 të plagosurit që u preken nga ky shpërthim në fabrikën e demontimit të armëve.

Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, po zvarritet, SPAK ka hapur një hetim për korrupsion dhe pastrim parash, duke synuar të identifikojë përgjegjësit kryesorë, përfshirë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe djalin e tij, Shkëlzen Berisha.

Edhe pse disa prej të pandehurve kryesorë u dënuan në vitin 2012, asnjë nuk ka vuajtur dënimin dhe askush nuk është dënuar për vrasje. Familjarët e viktimave e quajnë këtë vendim të turpshëm dhe kërkojnë që drejtësia të mos mbetet peng i politikës.